Kosova do të përfaqësohet me Loriana Kukën dhe Akil Gjakovën në garën Grand Prix që do të zhvillohet në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe.
42 shtete e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e në total do të garojnë 313 atletë.
Të gjitha përballjet për medalje, do të transmetohen në kanalet e sportit në Artmotion, duke filluar nga dita e premte 2 qershor, për të vazhduar të shtunë dhe të dielën.
Për tri ditë, finalet transmetohen direkt në Artmotion nga ora 14:00.
Loriana Kuka garon në 70kg, kurse Akil Gjakova në 73kg.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.