Më rastin e 32 vjetorit të rënies se heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, pozitë e opozitë bënë homazhe tek varret e tyre.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ngriti lartë namin e tyre, njofton Klan Kosova.
”Në vjeshtën e vitit 1989, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu kanë qenë veprimtarë ilegalë të cilët organizonin dhe merrnin pjesë në demostratat e asaj kohe që ishin edhe të fuqishme edhe të shpeshta. Tash vije puna të përfaqësuesit e popullit janë dy lloje të përfaqësuesit, janë përfaqësuesit demokratik dhe historike".
Ndërsa kryeparlamentari, Glauk Konjufca amanetin që ia rikujtojë ishte se “pa rënë me pushkë në dorë nuk vjen liria e Kosovës”.
Homazhe bëri edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kronikë e zgjeruar nga Erblina Okrashtica.
https://www.youtube.com/watch?v=InxidgiPqHU
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.