79 vjet më parë u lind Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova.
Ndonëse nuk jeton më, ditëlindjen ia shënuan miq e familjarë.
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo që u formua nga vetë Rugova, Lumir Abdixhiku tha se kjo ditë kujton lindjen e një shqiptari të madh.
Sa ishte gjallë, ai nuk ishte merakli i festave dhe “ishte tejet modest, ato i festonte më shumë me insistimin e të tjerëve”, kështu u shpreh Islam Visoka, që ishte pjesëtar i sigurimit operativ të Presidentit Rugova në vitin '99.
Ai tutje shtoi se ndjehet goxha krenar, që punoi me Presidentin e parë të Republikës së Kosovës.
Rugova vdiq në moshën 61-vjeçare, në janar të 2006-ës, nga një sëmundje e rëndë./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=MoLQBJbfkk8
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.