Lajmet e fundit

Tani që jemi në stinën e ditëve të nxehta gishtat e këmbës do të ekspozohen çdo ditë dhe nuk mund të bëni gabimin që thonjtë e tyre të jenë të pa kururar.
Nuk është e nevojshme të shkoni gjithmonë tek estetistja pasi mund të i realizoni ato edhe vet, por që të mos rikthehen edhe një herë është mirë që të kini parasysh këto këshilla:
Vishni sandale ose shapka me gisht.
Kujtohuni gjithmonë të mbani sandale shumë të hapura ose shapka me gisht pasi realizoni pedikyrin nëse nuk doni të përdorni ato që do t’ju japin në qëndrën estetike. Nëse e realizoni në shtëpi duhet të kujdeseni që mos ta dëmtoni atë.
Përdorni produkte që shpejtojnë tharjen.
Të tilla produkte përveçse shpejtojnë tharjen edhe e bëjnë manikyrin e aplikuar të rezistojë më tepër.
Mos rrezikoni.
Për të qënë të sigurta që pedikyri të mos dëmtohet prisni 1 orë para se të vishni çorape, geta apo këucë të mbyllura.
Kontrolli i tharjes.
Duhet të nisni nga gishti i vogël për të kontrolluar nëse pedikyri është tharë. Kontrollojeni atë me delikatëse e më pas duhet të prisni 10 minuta që gishti i madh të thahet mbasi madhësia ndikon në kohën e nevojshme.
Këmbët.
Kujdesuni edhe për këmbët përveçse thjesht për pedikyrin. Ushqejini ato me kremëra, zbutës apo skrab për largimin e qelizave të vdekura kryesisht në zonën e thembrave.