Kampioni i Kosovës në basketboll, Peja, sot është nikoqir i Spojnia Stargardit në kuadër të kaulifikimeve për FIBA Europe Cup.
Ata përmes faqes së tyre në Facebook u kanë bërë thirrje tifozëve që të vijnë ta përkrahin klubin që ende ka gjasa për t’u kualifikuar.
“KB Peja e pret nesër në palestrën "Karagaçi", Spojnia Stargard me fillim në orën 19:00, në ndeshjen e fundit të grupeve në FIBA Europe Cup”, thuhet në postimin e këtij klubi në Facebook bërë një ditë më parë, transmeton Klankosova.tv.
“Kampionët e Kosovës janë ende në garë për kualifikim tutje, me fitoren që është detyrim. Krejt nesër n'palestër, me ec së bashku me Pejën drejt historisë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.