Sonte janë zhvilluar katër ndeshjet tjera të rundit të fundit kualifikues për në Ligën e Kampionëve.
Fenerbahçe dhe Benfika kanë barazuar 0:0 në ndeshjen e parë në Stamboll.
Ekipi i Jose Mourinho-s nuk arriti të gjejë fitoren as në 19 minutat e fundit të kohës së rregullt kur Forentino i Benfikës u ndëshkua me karton të kuq.
Në ndeshjet tjera, Baseli i Xherdan Shaqirit barazoi 1:1 me Kopenhagën, ku golin për zviceranët e shënoi pikërisht ai.
Bodo Glimti dërrmoi Sturm Grazin me rezultat 5:0 teksa Celtic dhe Kairat Almaty barazuan 0:0.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.