Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija, sonte do ta zhvillojë ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues në Champions League.
Në "Tose Proeski Arena" në Shkup, skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri do të jetë nikoqire e Qarabagut, njofton Klankosova.tv.
Ekipi nga Tetova do të synojë një tjetër sukses historik në garat evropiane, pas eliminimit të Steaua Bukureshtit.
Shkëndija tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës të garave të UEFA-së, në rastin më të keq kualifikimin në Conference League.
Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i ndeshjes së parë e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.