Sezoni i 73-të në histori të garave të shpejtësisë me motora do të vazhdojë edhe me Grand Premion e Spanjës, aty ku kampioni aktual, Joan Mir do të provoj ta arrijë edhe suksesin e parë sezonal.
Kualifikimet e kësaj gare për të mësuar edhe pozitat me të cilat garuesit e nisin garën do të mbahen ditën e shtunë me fillim nga ora 12:35 e deri në 16:00. Fillimisht në skenë dalin garuesit e rinjë të Moto 3 e pastaj edhe ata të Moto GP e në fund të Moto 2.
Përndryshe, të dielen do të mbahen garat e mëdha nga të cilat do të mësojmë edhe se cili garues do të marrë 25 pikë shtesë në renditjen sezonale dhe cila do të jetë treshja e podiumit.
Deri më tani në Moto GP udhëheq me pikë Fabio Quartararo i Yamahas që ka fituar dy garat e fundit duke lënë pas Bagnaian dhe Vinalesin teksa Mir, Morbidelli dhe vëllezërit Marquez ndodhen shumë më poshtë në renditje.
Orari i plotë i transmetimeve:
E shtunë, 12:35 MOTO GP: Gran Premio Spanja Kualifikimet(GP,3,2) ART SPORT 3
E dielë, 11:00 MOTO GP: Gran Premio Spanja Garat (GP, 3, 2) ART SPORT 3
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.