Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka publikuar listën e futbollistëve të thirrur për Brazilin për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Edhe pse këto sfida nuk kanë rëndësi për renditjen, ato janë të vlefshme për të testuar zgjidhje të reja për të ardhmen. Trajneri ka vendosur të japë mundësi disa fytyrave të reja, sidomos në sulm, duke ruajtur në të njëjtën kohë shtyllën e grupit me lojtarë kyç si Alisson, Marquinhos, Casemiro, Bruno Guimarães dhe Raphinha.
Lista përmban një përzierje interesante mes veteranëve dhe talentëve të rinj, duke përfshirë: Kaio Jorge (Cruzeiro), golashënuesi kryesor i Brasileirão Estêvão (Chelsea), një nga shpresat më të mëdha të futbollit brazilian.
Dy mungesa të rëndësishme janë Neymar dhe Rodrygo. Numri 10 i Santos nuk është thirrur për një problem të vogël fizik, por Ancelotti sqaron se nuk ka nevojë ta provojë tani. "Neymari është i njohur për të gjithë, na duhet në formën më të mirë kur të vijë momenti vendimtar i Botërorit."
Lista e të ftuarve të Brazilit Portierë: Alisson (Liverpool) Bento (Al Nassr) Hugo Souza (Corinthians) Mbrojtës: Alexsandro (Lille) Alex Sandro (Flamengo) Caio Henrique (Monaco) Douglas Santos (Zenit) Fabrizio Bruno (Cruzeiro) Gabriel Magalhães (Arsenal) Marquinhos (PSG) Vanderson (Monaco) Wesley (Roma) Mesfushorë: Andrey Santos (Chelsea) Bruno Guimarães (Newcastle) Casemiro (Manchester United) Joelinton (Newcastle) Lucas Paquetá (West Ham) Sulmues: Estêvão (Chelsea) Martinelli (Arsenal) Joao Pedro (Chelsea) Kaio Jorge (Cruzeiro) Luiz Henrique (Zenit) Matheus Cunha (Manchester United) Raphinha (Barcelona) Richarlison (Tottenham)./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.