Zëvendës-presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Besiana Kadare, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, një fotografi bashkë me prindërit Ismail dhe Elena Kadare.
Madje ajo ka përcjellë edhe vargje të shkrimtarit të shquar, Andon Z. Çajupi, shkëputur nga poezia ''Ku kemi lere'', njofton Klan Kosova.
“Ku i duket balta,
m'ë e ëmbël se mjalta?
-Në vend të tij”, shkruan ajo në fotofrafinë e publikuar.

Besiana e cila shihet në fotografi e shoqëruar nga babai i saj, shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe nëna e saj Elena, bënë të ditur se pushimet e kësaj vere i kaluan në Qerretin e bukur të Shqipërisë.
Ku Kemi Lere
Ne ç’vend kemi lere?
Ku na bejne ndere?
–Ne Shqiperi.
Po njeriu vete,
cile do ne jete?
–Do vend’ e tij.
Ku i duket balta
m’e e embel se mjalta?
–Ne vend te tij.
Ku munt te gezoje
dhe me nder te rroje?
–Ne Shqiperi.
Perse te punoje
dhe te lakemoje?
–Per vend’ e tij.
Çajupi.