Më në fund një lajm i mirë për Miami Heat.
Chris Bosh është rikthyer të stërvitet 4 muaj pasi u diagnostikua nga mjekët me probleme në mushkri duke iu nënshtruar më pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Në video të publikuar nga Miami Heat shihet qartë se shtatlarti 31-vjeçar ka filluar të stërvitet me topin madje duke kryer ushtrime të llojeve të ndryshme.
Së bashku me Chris Bosh qëndrojnë edhe disa asistentë të stafit teknik të Heats-ave të cilët po e ndihmojnë basketbollistin amerikan të rifitojë formën e tij më të mirë, shkruan supersport.al
Basketbollisti verën e kaluar rinovoi kontratën me skuadrën nga Florida për 5 vitet e ardhshme me një pagë që kap në total shifrën e 118 milionë Dollarëve.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.