16.02.2021 · përditësuar para 1970 dite1 min lexim
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kanë kryer një operacion kompleks, duke i larguar pacientit tumorin nga mëlçia.
QKUK njofton se operimi i Hemangiomës, tumor me prejardhje nga enët e gjakut, i cili zhvillohet në mëlçi, vlerësohet si një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë e barkut.
Pacienti i moshës 38 vjeçare, pas intervenimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shpejt për në shtëpi.
Operacioni, i bërë nga një ekip mjekësh të trajnuar, me aparaturë moderne, më parë është kryer vetëm jashtë vendit, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.