Lajmet e fundit

Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit, ka përfunduar me rezultat baraz.
Që të dyja shënuan nga një gol, mysafirët në pjesë e parë, e skuadra kundërshtare e tyre në pjesën e dytë.
Kampionët futën topin në rrjetë në minutën e 32-të, ndërsa realizatori i golit është Bleart Tolaj.
Rezultati në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet u barazua, kur Leotrim Kryeziu i Prishtinës e futi topin në rrjetën e “Xhebrailave”.
Ballkani në minutën e 75-të dha golin e epërsisë, por ai s’u pranua pasi ishte në pozitë jashtë loje.
"Xhebrailat" pas 14 xhirove, kanë 26 pikë gjithsej, ndërsa mban vendin e dytë në tabelë.
E Prishtina pas 14 xhirove ka 22 pikë, ndërsa mban vendin e katërt në tabelë.