Lajmet e fundit

Partitë politike, subjektet duhet me qenë vigjilentë, sidomos partitë e mëdha. Respektivisht, Vetëvendosja duhet të jetë shumë e sinqertë të bashkëpunojë me partitë politike, jo vetëm me minoritetet, por edhe me partitë shqiptare”, deklaroi Kryeziu.Ai theksoi se situata politike kërkon qasje konstruktive nga të gjitha partitë parlamentare, duke shtuar se interesat shtetërore duhet të vendosen para kalkulimeve politike dhe partiake. Kryeziu foli edhe për përgjegjësinë që kanë deputetët pas marrjes së mandatit nga qytetarët. Sipas tij, mandati i deputetit nuk është vetëm privilegj, por edhe obligim kushtetues për të kontribuar në krijimin dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.
Deputetët që e marrin mandatin nga qytetarët kanë përgjegjësi dhe detyrë kushtetuese që të angazhohen për ndërtimin e institucioneve. Ata duhet të veprojnë në funksion të stabilitetit institucional dhe të përmbushin obligimet që dalin nga mandati i fituar”, u shpreh ai.