Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu, është shprehur se ndeshja e së dielës kundër Sllovenisë do të jetë e vështirë.
“E kemi një ndeshje shumë të vështirë por prapë do ta japim maksimumin përballë një kombëtareje shumë të fortë. Nuk jemi shumë të lumtur nga miqësorja me Shqipërinë dhe nesër kundër Sllovenisë do të provojmë të reagojmë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
“S’kemi gjasa për vend të parë por duam të mbesin në këtë ligë. S’duhet të kemi frikë as presion kur jemi në fushë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.