Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ndau çmimin e madh për letërsi “Beqir Musliu” shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi, për kontributin e jashtëzakonshëm në letërsi.
Për këtë çmim, Buxhovi tha se ndihet shumë i nderuar dhe emocionuar, sepse i takon brezit letrar të “Beqir Musliut”.
“Mendoj se është njëri ndër çmimet më të rëndësishme që jepet sot në përgjithësi dhe jam i nderuar që jam bartës i këtij çmimi”, deklaroi Buxhovi, njoftojnë nga Komuna e Gjilanit.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.