Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar KF Prishtinën për kalimin e fazës parakualifikuese në Ligë të Kampionëve.
Ademi me anë të një postimi tha se kalimi tutje i Kampionit të Kosovës ishte i merituar, përcjell Klan Kosova.
“Përgëzime FC Prishtinës, futbollistëve, trajnerëve, stafit drejtues dhe tifozëve ‘Plisat’ për suksesin e arritur në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve”.
“Uroj që FC Prishtina të na përfaqësojë denjësisht edhe në raundin e parë kualifikues kundër skuadrës së njohur hungareze, Ferencvarosh dhe të shkojë sa më larg në garën më prestigjioze të futbollit evropian”.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.