Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, është zgjedhur nënkryetari i FIBA Youth Comission.
Ndërsa, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, është zgjedhur anëtare e FIBA Europe Youth Commission për mandatin 2023-27.
“Fetahu dhe Dushku janë zgjidhur në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës, që u mbajt sot (e premte) në Lubjanë të Sllovenisë. Kjo ishte mbledhja e parë për të parin e basketbollit të Kosovës si anëtar i Bordit të FIBA Evropës”, thuhet në njoftimin e FBK-së, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se, Fetahu ka qenë anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission) dhe Dushku, anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission) për mandatin 2019-2023.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.