Lajmet e fundit

Kryeministri pakistanez njoftoi gjithashtu se pas nënshkrimit pritet të zhvillohen bisedime në nivel teknik gjatë javës së ardhshme, me qëllim përcaktimin e mekanizmave për zbatimin e marrëveshjes dhe adresimin e çështjeve të mbetura ndërmjet dy vendeve. Sharif falënderoi ShBA-në, Iranin dhe vendet e rajonit për angazhimin e tyre në procesin diplomatik, duke shprehur bindjen se një marrëveshje e tillë do të krijojë bazat për stabilitet afatgjatë dhe uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Megjithatë, zyrtarë iranianë kanë bërë thirrje për kujdes, duke theksuar se pavarësisht progresit të arritur, nënshkrimi i marrëveshjes nuk është ende i garantuar dhe mund të kërkojë më shumë kohë për t’u finalizuar. Nëse arrihet, kjo marrëveshje do të përbënte një nga zhvillimet më të rëndësishme diplomatike të muajve të fundit, pas një periudhe të gjatë tensionesh, përplasjesh dhe negociatash intensive ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit.We are closer to a peace deal than ever before. With finalisation likely expected in the next 24 hours, Pakistan is preparing for the electronic signing of the peace deal immediately after, followed by technical level talks next week.
We would like to thank United States of… — Shehbaz Sharif (@CMShehbaz) June 13, 2026