Lajmet e fundit

Real Madridi e ka luajtur ndeshjen e fundit këtë sezon në “Santiago Bernabeu” kundër Betisit.
Ndeshja u mbyll pa gola, ndërsa tifozët i dhanë lamtumirën e fundit mesfushorit Toni Kroos, i cili e luajti ndeshjen e fundit në “Bernabeu”.
Tifozët bënë një koreografi me anë të së cilës shkruajtën “gracias leyenda”, që në shqip do të thotë “faleminderit legjendë”.
Kroos ka paralajmëruar se pas përfundimit të Kampionatit Evropian ai do të pensionohet nga futbolli aktiv.