Lajmet e fundit

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka bërë një deklaratë interesante dhe plot humor në lidhje me mbrojtësin italian Francesco Acerbi.
Në një intervistë ku fliste për lojtarët më të besueshëm në fushë, Kroos u shpreh se do ta zgjedhte Acerbin para gjithçkaje dhe çdokujt për t'ia ruajtur shtëpinë.
"Nëse do më duhej të zgjidhja mes një sistemi alarmi, një qen gjerman dhe Acerbit për të mbrojtur shtëpinë time… do zgjidhja Acerbin pa hezitim", ka thënë Kroosi.
Deklarata është pritur me buzëqeshje nga tifozët dhe ndjekësit e futbollit, por njëkohësisht tregon respektin e madh që Kroosi ka për Acerbin si mbrojtës, një figurë që di të japë siguri si pak kush tjetër në repartin defensiv.
Italiani madje dha golin e barazimit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, që më pas dërgoi lojën në vazhdime ku Interi siguroi finalen e Ligës së Kampionëve.