Filmi i radhës i regjisorit Woody Allen është kritikuar për portretizim të “papërshtatshëm” të lidhjeve.
Aktori, regjisori dhe skenaristi amerikan është duke e xhiruar projektin e tij më të fundit “Një ditë me shi në New York” në të cilin luajnë Jude Law, Elle Fanning dhe Selena Gomez.
Sidoqoftë, një detaj i rëndësishëm i sinopsës së këtij filmi është kritikuar online, lidhur me paraqitjen e lidhjes mes personazheve të luajtura nga Law dhe Fanning.
Law, sipas Page Six, luan një burrë të martuar 44 vjeçar që “e bën veten budalla shkaku i një modeleje ambicioze”, ku raportohet se personazhi i Law futet në lidhje seksuale jashtëmartesore me një 15 vjeçare.
Ndërkaq, disa përdorues të rrjetit social Twitter, e kanë shfrytëzuar këtë platformë për ta kritikuar filmin e ri të Allen..
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.