Festivali i filmit në Kanë ka pranuar kritika pasi ka vendosur që ta hapë këtë edicion me filmin ku protagonist është aktori Johnny Depp.
Një fushatë ka nisur më herët gjatë kësaj jave në mediat sociale, #CannesYouNot, ku janë hedhur kritika që festivali të hapet me filmin
Jeanne du Barry.
Gazetarja dhe aktivistja, Eve Barlow, ka këkruar madje nga publiku që t’i thotë festivalit të “ndalojë së mbështeturi përdhunuesit”.
“Kana duket të jetë krenare me historinë e saj të mbështetjes së përdhunuesve dhe abuzuesve”, ka shkruar ajo duke ndarë një fotografi me emra si Roman Polanski, Harvey Weinstein, Woody Allen, Gerard Depardieu dhe Luc Besson, të gjithë të akuzuar e madje disa prej tyre edhe të dënuar për përdhunim.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.