Lajmet e fundit

Sipas burimeve të televizionit, rasti dyshohet të ketë të bëjë me një skemë kriminale mes kompanive në Kosovë dhe Shqipëri, që lidhet me tregtinë e naftës që është importuar nga shetet e jashtme.
Dyshohet se maunat në Kosovë janë dorëzuar me ujë, ndërsa nafta është shitur në tregun e zi në Shqipëri. Rasti përfshin edhe dyshime për shpëlarje parash dhe vepra të tjera penale, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.
Burime bëjnë të ditur se bastisjet po zhvillohen në disa qytete, përfshirë Prishtinën, Podujevën, Vitinë dhe Ferizajn.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka konfirmuar për Klankosova.tv se operacioni është në zhvillim dhe se detaje të tjera do të bëhen publike me komunikatë të përbashkët me Policinë e Kosovës.
https://klankosova.tv/aksion-i-gjere-i-krimeve-ekonomike-bastisje-ne-disa-lokacione-3/