Bashkëkrijuesi i serisë së animuar “South Park”, Trey Parker, pritet që ta bëjë rejginë e një filmi komedi-aksion të prodhuar nga reperi Kendrick Lamar.
Bashkëpunimi midis dyshes ishte bërë i ditur vitin e kaluar, ku ata thuhej se do ta sillnin një projekt me menaxherin e kamotshëm të Lamarit, Dave Freenë.
Sipas raportimeve nga Above The Line, Parkeri tani do ta bëjë vetë regjinë e bazuar në skenarin e shkruar nga producenti i South Parkut, Vernon Chatman.
Filmi ka të bëjë me një djalë të zi i cili e luan rolin e një skllavi në një muze të gjallë historie, dhe i cili e kupton që familjarët e të dashurës së tij të bardhë kishin qenë dikur pronarë të familjes së tij.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.