Lajmet e fundit

“Fatmirësisht ne jemi pjesë përbërëse e kësaj shoqërie, për faktin që komunitetet i kanë vendet e garantuara dhe janë pjesë aktive dhe besoj se koha e fundit ka qenë shumë e rëndësishme për ne, sepse shpesh kemi qenë faktorë të rëndësishëm, madje shpesh edhe vendimmarrës. Normalisht, secili prej pjesëtarëve të komuniteteve që janë të zgjedhur kanë për obligim ta bëjnë punën e vet, sepse secili prej nesh zgjidhet nga komuniteti prej të cilit vjen. Normalisht, barra e përgjegjësisë na bie që t’i mbrojmë ato të drejta, sepse kemi obligim, derisa marrim votë nga ai komunitet, për shembull, nga komuniteti egjiptian, normalisht që barra më bie mua si i zgjedhuri i tyre për t’i mbrojtur deri në maksimum të drejtat dhe interesat e tyre”, deklaroi ai.Ai theksoi se përfaqësuesit e komuniteteve kanë përgjegjësi që të angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve që i përfaqësojnë.
“Ne e përdorim këtë të drejtë tonën edhe në politikë për t’u munduar ta pozicionojmë komunitetin egjiptian më mirë. Normalisht që e dimë të gjithë çfarë po ndodh, tash kohën e fundit flitet për krijimin e qeverisë, edhe më herët, dhe ne normalisht jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësi dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e bllokadave që kanë ndodhur në Kosovë”, tha ai.I pyetur nëse do të kontribuonte për zgjidhjen e situatës dhe krijimin e institucioneve të reja, Berisha tha se nuk ka qenë asnjëherë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje.
“Absolutisht. Unë e kam qëndrimin tim që asnjëherë nuk kam qenë pengesë. Çdo herë kur deri tek unë do të vijë një moment i zgjidhjes së problemit, pa asnjë lloj kushti do ta bëja që të dalim nga kjo situatë. Megjithatë, normalisht që, siç e thashë, kemi për obligim t’i shtyjmë sa më shumë interesat, të drejtat dhe nevojat e komuniteteve tona”, tha ai.Në fund, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane bëri të ditur se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ftesë për takim lidhur me zhvillimet politike./Klankosova.tv