Kremlini sugjeron që një konflikt në mes të Rusisë dhe NATO-s mund të bëhet I pashmangshëm nëse vendet anëtare të kësaj aleance dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë.
Gjermania, Hungaria, Suedia, Polonia dhe Republika e Çekisë e kanë distancuar vetën nga deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron kur tha se “s’ka konsensus për dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, por që dërgimi nuk mund të përjashtohet”.
“Fakti i diskutimit të mundësisë së dërgimit të kontingjenteve të caktuara në Ukrainë nga vendet e NATO-s është një element i ri shumë i rëndësishëm”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton The Guardian, transmeton KlanKosova.tv.
I pyetur se cili mund të jetë rreziku i një konflikti direkt Rusi-NATO, nëse vendet anëtare të Aleancës Veri-Atlantike dërgojnë trupa në Ukrainë, Peskov ka thënë: “Në atë rast, ne kemi nevojë të flasim jo për mundësinë, por për pashmangshmërinë (e një konflikti direkt)”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.