Këtë herë në KultOra ishte shkrimtari Ballsor Hoxha, fituesi i sivjetmë për çmimin në prozë, “Anton Pashku”.
Ishte përmbledhja me 19 tregime, “Kratere njerëzisht”, që ia solli këtë nderim autorit nga Prishtina.
Hoxha zgjerohet në shumë tema në këto tregime, nga asgjëja dhe zbrazëtia, e deri te identiteti shqiptar dhe ai prej gruaje – nga dhimbja dhe empatia e deri te vetë procesi i të shkruarit.
Endjet e tij nëpër Prishtinë janë të mjaftueshme për Hoxhën që të krijojë një ide të përgjithshme por mjaft përmbledhëse të gjendjes njerëzore, me të gjitha fitoret dhe humbjet e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=u6DH_4GeSRo
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.