Një mbrëmje e errët për klubin rumun CFR Cluj. pas humbjes turpëruese në Suedi ndaj Hacken, ku luan portieri kosovar Etrit Berisha.
Skuadra ku luajnë Ermal Krasniqi i cili edhe shënoi gol në këtë ndeshje dhe Lindon Emërllahu, u mposhtën keq me rezultat 7:2, transmeton Klankosova.tv.
Ky rezultat ka hyrë në historinë negative të garave evropiane.
Pas këtij dështimi, trajneri Dan Petrescu dha dorëheqjen.
Ai e bëri të qartë vendimin e tij menjëherë pas ndeshjes dhe e konfirmoi në konferencën për shtyp.
“E nisëm shumë keq dhe pësuam gola të shpejtë. Nuk u përshtatëm me fushën, ndërsa Häcken zhvilloi ndeshjen më të mirë të vitit, duke luajtur fantastikisht në sulm. Ne ishim shumë të dobët në mbrojtje. Kjo ishte ndeshja ime e fundit, nuk do të jem në bankinë për kthimin. Më vjen turp për këtë rezultat,” u shpreh Petrescu.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.