Për nder të Ditës së Punëtorëve, sonte nga ora 20:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të shfaqet filmi “Krahët e Punëtorëve” i Ilir Hasanajt.
Fondacioni Friedrich Ebert, zyrja në Kosovë shfaq filmin “Krahët e Punëtorëve” një rrëfim poetik dhe reflektues që vë në qendër jetën e punëtorëve të lënduar në vendin e punës, dhe heshtjen që i rrethon ata.
Filmi ka marrë vlerësime të shumta nga festivale ndërkombëtare si IFFR, Dokufest dhe Guanajuato, për mënyrën se si trajton me kujdes dhe thellësi realitetin e punëtorëve në Kosovë, duke vënë në pah sfidat e tyre në një sistem që shpesh i lë në hije.
Filmi do të pasohet nga një panel diskutimi me hulumtuesen e filmit Dafina Halilaj, Gersi Gashin nga Qendra për Politika dhe Avokim, si dhe Fatmir Sopa, pjesëmarrës në film, që do të sjellin një perspektivë të drejtpërdrejtë mbi realitetin e punëtorëve në vend, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.