Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se filmi dokumentar “Krahët e punëtorëve”, i regjisorit Ilir Hasanaj, do të shfaqet premierë në edicionin e 53-të të "Huesca International Film Festival".
Ky festival i njohur ndërkombëtarisht, i cili zhvillohet çdo vit në qytetin Huesca të Spanjës, është një nga ngjarjet më prestigjioze për filma të shkurtër. I themeluar në vitin 1973, Huesca është një festival kualifikues për çmimet Goya dhe Academy Awards, dhe gjithashtu njeh punën e shumë regjisorëve nga e gjithë bota, transmeton Klankosova.tv.
Filmi "Krahët e Punëtorëve", i regjisorit Ilir Hasanaj, është përzgjedhur në garën zyrtare të dokumentarëve, duke u bërë pjesë e listës ekskluzive të 15 filmave dokumentarë të shkurtër që do të konkurojnë për çmimet e festivalit./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.