Lajmet e fundit

Në planin e aktiviteteve të miratuar nga KQZ, në fillim të këtij procesi zgjedhor, është planifikuar që shpallja e rezultateve të bëhet deri më 26 qershor, ndërkaq certifikimi i tyre deri më 6 korrik. Mund të themi se jemi në rrugë të mirë që kjo të bëhet më shpejt sesa këto planifikime. Në fund të këtyre numërimeve, KQZ do të rinumërojë deri në 10% të vendvotimeve, fletëvotimet e të cilave janë numëruar paraprakisht në Qendrat Komunale të Numërimit”, tha ai.Elezi shtoi se kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi.