Promovimi i librit “Kosovo at war” nga fotoreporteri dhe autori danez Thomas Sjorup, do të bëhet sot në Prishtinë, organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Pas promovimit të librit, në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të hapet ekspozita me fotografi origjinale të realizuara gjatë luftës nga autori, të cilat paraqesin historinë e Kosovës përmes imazheve autentike.
Ngjarja fillon në orën 11:00./Klankosova.tv

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.