Lajmet e fundit

Trajnimi “Kërkim-Shpëtim Urban Bazik dhe i Avancuar” është realizuar në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare të FSK-së dhe ka përfshirë ushtarakë nga të dyja forcat, ka njoftuar FSK në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
“Në trajnim u shtjelluan tema që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe aftësimin e kursantëve për reagim në katastrofa natyrore dhe njerëzore, planifikim, zhvillimin e detyrave individuale si kërkues-shpëtues në një katastrofë urbane, puna ekipore në operacione të shpëtimit, përdorimi i pajisjeve adekuate, aplikimi i pajandrimeve, dhënia e ndihmës së parë në katastrofa urbane etj. Ky trajnim është vazhdimësi e bashkëpunimeve të rëndësishme drejt rritjes së kapaciteteve për reagim në situata emergjente urbane dhe forcon ndërveprimin ndërmjet dy vendeve tona”, thotë FSK./Klankosova.tv