Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka festuar kualifikimin e Kosovës në Playoff-in e Kupës së Botës.
“Kosovë lujta, jemi në Play Off. Urime Kosovë! Historia vazhdon, jemi në ‘Play-Off’ të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026!”, ka shkruar Ademi.
“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Kombëtaren tonë, një objektiv për të cilin pakkush besoi në fillim të këtij cikli, por që djemtë tanë e realizuan me punë, përkushtim dhe besim të palëkundur”.
“Krenar me futbollistët tanë, me stafin e Kombëtares në krye me strategun Franco Foda dhe me çdo mbështetës dardan, në Kosovë dhe kudo në botë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.