Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë, ku humbi jetën shtetasi kosovar, Kadri Behluli.
Sipas raportimit të Top Channel, dyshohet se viktima ka humbur kontrollin e automjetit si pasojë e përgjumjes gjatë drejtimit të mjetit.
“Familja po udhëtonte me automjet në aksin rrugor Lezhë–Milot. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që drejtuesi i automjetit humbi kontrollin si pasojë e përgjumjes dhe u përplas me një kamion. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i automjetit, shtetas nga Kosova, humbi jetën”, raportoi gazetarja e Top Channel nga Lezha.
Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe djali i viktimës dhe motra e tij, të cilët po marrin trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
https://klankosova.tv/aksidenti-fatal-ne-lezhe-ky-eshte-kosovari-54-vjecar-qe-humbi-jeten-te-lenduar-djali-e-motra-e-tij1/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.