Nesër, me fillim nga ora 16:00 në "Elbasan Arena", do të zhvillohet ndeshja miqësore në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Me këtë rast "Dardanët" kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para takimit.
"Në stërvitjen e mbajtur në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion 21 futbollistët e paraparë për ndeshjen e nesërme, e ku është përqendruar në shpjegimin e skemave të ndryshme gjatë lojës. Gëzon fakti se të gjithë futbollistët dardanë janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për përballjen me kuqezinjtë", njofton Federata e Futbollit të Kosovës përcjell Klan Kosova.
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/FFKKosova/photos/a.367801950015203/3281137022015000/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.