Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore para duelit kualifikuese përball Suedisë, që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Stërvitja e fundit para këtij dueli të vlefshëm për kualifikime të Kampionatit Botëror “Katar” 2022, do të fillojë sot nga ora 19:00, ndërsa para kësaj do të ketë edhe një konferencë për media, njofton Klan Kosova.
Përballja e së dielës, do të jetë e para për Kosovën në këtë kampanjë, ndërsa suedezët dy ditë më parë kishin arritur fitoren e parë në grupin ‘B’, përball Gjeorgjisë, me rezultatin minimal 1:0.
Në këtë grup, bëjnë pjesë edhe Spanja e Greqia.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.