Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka mësuar kundërshtarët për parakualifikimet për Eurobasketin që do të mbahet në vitin 2025.
Kosova është në grupin H, teksa do të nis përballjet nga raundi i tretë i parakualifikimeve.
Dardanët janë në grupin H me Zvicrën dhe Danimarkën.
Raundi i tretë i parakualifikimeve do të zhvillohet për gjashtë ditë, nga 19 korrik deri më 5 gusht.
Si shkon kualifikimi?
Katër skuadrat - fituesi i secilit grup - do t'i bashkohen katër skuadrave nga raundi i dytë për të kompletuar 32 ekipet për kualifikimet së bashku me 24 skuadrat që luajtën në raundin e dytë kualifikues të Kupës së Botës FIBA 2023.
