Me pushimin e ligave vendore tashmë skena lirohet për skuadrat ndërkombëtare të cilat zhvillojnë ndeshjet e tyre deri me datën 14 Tetor. Në po këtë kohë po zhvillohen edhe ndeshjet kualifikuese të përfaqësueseve në grupmoshat U-21.
Sonte zhvillohen tri ndeshje nga Grupi G ndër të cilat duelin e saj e zhvillon edhe Kosova U21 e cila drejtohet nga Michael Ness dhe kundërshtare do e ketë Republikën Çeke që deri më tani ka arritur dy fitore në po aq ndeshje teksa “Dardanët e rinj” e kanë një fitore dhe një disfatë.
Kjo ndeshje luhet nga ora 19:00 teksa vjen në transmetim të drejtpërdrejt në Art Sport 1 nën komentimin e Jon Ajetit.
Duhet cekur që para ndeshjes do të ketë edhe emision special të cilin do ta moderojë Arlind Sadiku me fillim nga ora 18:30, kurse brenda stadiumit do jetë edhe Engjëll Bërbatovci i cili do t’iu mbajë të informuar mbi ndryshimet në taktika dhe zëvendësimet e dy skuadrave.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.