Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll e pret sot në “Fadil Vokrri” Andorën.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Grupit 3 për kualifikimet e Kampionatit Evropian, transmeton Klan Kosova.
“Dardanët e rinj në këtë ndeshje vijnë pas humbjes nga Austria, në të cilën patën paraqitje shumë të mirë, por që u ndëshkuan me një gol të minutave të fundit. Situata me pandeminë ka ndikuar edhe në kampin e Kombëtares U21, ngase katër futbollistë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitivë në testin për Covid-19, me ç’rast janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit dhe i janë shtruar sërish ritestimit”, thuhet në kumtesën e FFK-së,
“Në stërvitjen e fundit ka mbizotëruar atmosferë e mirë dhe entuziazëm për rikthim te fitorja, gjë e cila i duhet tani për momentin kësaj gjenerate për ngritje të moralit dhe arritje të sukseseve të reja”.
Ndeshja Kosovë – Andorë zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.