Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21.
“Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë se maqedonasit, nuk arritën që rastet t’i konkretizonin në gol.
Kjo ishte ndeshja e katërt mes të dy kombëtareve në këtë grup-moshë, e cila u luajt në “Fadil Vokrri”.
Dy nga katër ndeshjet e luajtura i ka fituar Kosova, një Maqedonia e Veriut kurse një ka përfunduar baras.
Ndeshja tjetër miqësore e Kosovës do të jetë pikërisht ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila do të luhet më 31 maj në Shkup.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.