Sonte zhvillohen ndeshjet e fundit në Grupin F të European Challenger U16 për meshkuj në Prishtinë.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, ku të dy kombëtaret kanë shënuar katër fitore në katër ndeshje të zhvilluara.
Fituesi i kësaj përballje do shpallet kampion i kësaj gare që filloi nga 16 gushti në kryeqytetin e Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Dardanët kanë mundur Maltën 117:20, Moldavinë 122:42, Gjibraltarin 98:19 dhe Shqipërinë 103:46.
Ndërkohë, Luksemburgu ka mundur Moldavinë 77:65, Shqipërinë 73:53, Maltën 75:36 dhe Gjibraltarin 88:41.
Nga ora 14:00 përballen Gjibraltari-Moldavia dhe nga ora 17:00 Shqipëria-Malta.
Pas ndeshjes Kosova-Luksemburgu, do të zhvillohet ceremonia përmbyllëse, ku do të shpallet kombëtarja kampione dhe MVP i turneut.
21 Gusht (e shtunë)
14:00 Gjibraltari-Moldavia
17:00 Shqipëria-Malta
20:00 Luksemburgu-Kosova
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.