Përfaqësuesja e Kosovës U16 në basketboll ka pësuar humbje ndaj Kroacisë me rezultat 72:61 në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Shkup.
Ata luajtën baras në tre çerekë, por çereku i parë, që u mbyll 19:10 në të mirë të kroatëve duke ua siguruar fitoren.
Megjithatë, vlen të përmendet paraqitja positive e Almir Dullovit i cili realizoi 27 pikë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.