Është edicioni i gjashtë i Evropianit U16, Divizioni C, ndërsa hera e katërt po zhvillohet në Kosovë.
Ndeshjet po zhvillohen në palestrën 1 Tetori në Prishtinë, aty ku këtë të premte nga ora 20:00 vjen direkt në kanalet e sportit në Artmotion Kosova U16 – Gjibraltari U16 në basketboll, njofton KlanKosova.tv.
Ndeshjen e parë Kosova e fitoi ndaj Maltës me 50 pikë dallim 103:53.
Kosova është në grup me Andorrën, Maltën dhe Gjibraltarin.
Kjo garë ka nisur më 19 korrik dhe përfundon më 27 të këtij muaji.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.