Kombëtarja U16 e Kosovës në Basketboll ka fituar ndaj Kombëtares U16 të Gjibraltarit me rezultat 19:98 në kuadër të FIBA European Challengër për U16.
Më meritorët për fitoren e kosovarëve ishin, Jon Ismajli 25 pikë, 8 kërcime e 10 asistime dhe Norik Binqe me 21 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, po ashtu vlenë të ceket edhe loja e mirë e Rron Dahsylës me 17 pikë e 7 kërcime.
Kjo është ndeshja e tretë dhe fitorja e tretë për Kosovën në fazën e grupeve në këtë garë, njofton Klankosova.tv.
Kosova gjinden në grup F me, Gjibraltarit, Moldavinë, Maltën, Luksemburgun dhe Shqipërinë. Të gjitha këto ndeshje të grupi janë duke u luajtur në Pallatinë e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kosova të premntën përballet kundër Shqipërisë me fillim nga ora 17:00.
Të gjitha ndeshjet e grupit F mund t'i ndiqni në Artsport.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.