Kombëtarja e Kosovës në basketboll në kategorinë U 16 është mposhtur nga Norvegjia me rezultat 67:62.
Ndeshja ishte e vlefshme për Kampoionatin Evropian që po zhvillohet në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
"Takimi ishte i balancuar nga fillimi, me Kosovën që fitoi çerekun e parë 12:11, ndërsa Norvegjia reagoi duke e mbyllur të dytin në epërsi të lehtë 14:18. Në periodën e tretë, Kosova mori një epërsi të ngushtë 20:14, mirpo Norvegjia reagoi mirë në pjesën e fundit për të fituar ndeshjën me rezultat 62:67".
Pas këtij takimi, Kosova do të luajë për vendin 21–22 në ndeshjen e saj të fundit të turneut.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.