Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e parë në kuadër të dy ndeshjeve miqësore këtë të premte, në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore që Kosova do t’i luaj në qershor.
Në listë janë edhe disa emra të rinj, ku befasia e ditës ishte ftesa që Challandes ia ka bërë yllit të Superligës së Kosovës, Mirlind Daku, transmeton Klankosova.tv.
Kosova fillimisht do të luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos dhe më pas do të udhëtoj për në Austri ku me 4 qershor do të përballet me Maltën.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.