Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Islandës në ndeshjen që po zhvillohet në Murcia të Spanjës.
Ishte sërish Vedat Muriqi ai i cili realizoi gol, duke quar rezultatin 1:2. Goli u realizua në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë.
Tanimë, duke u bazuar në rezultat e dy përballjeve, Kosova ka dyfishuar epërsinë, transmeton Klankosova.tv.
Ndeshjet me islandezët janë të vlefshme për fazën “Play-Off” të Ligës së Kombeve, ku ajo skuadër përfaqësuese e cila merr rezultat më të mirë nga të dy takimet, edicionin e ardhshëm në UEFA Nations League do të luaj në Ligën B.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.