Përsëri gol në "Fadil Vokrri".
Kosova e ka rikthyer avantazhin ndaj Islandës, me anë të Elvis Rexhbeçaj.
Paraprakisht ishte Lumbardh Dellova ai i cili i kaloi "Dardanët" në epërsi në minutën e 19-të, por rezultati u barazua shpejt, kur shënoi Orri Oskarsson.
Kjo është përballja e parë e fazës “Play-Off” në kuadër të Ligës së Kombeve, kurse ballafaqimi i kthimit luhet në Spanjë, raporton Klankosova.tv.
Triumfuesi do të garojë në Ligën B, në edicionin e ardhshëm të UEFA Nations League, kurse humbësi një rang më poshtë.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.